E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusit i pëlqen Malouda

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 15:15

Chelsea mund të shesë mesfushorin Florent Malouda në Juventus, pasi klubi italian ka konfirmuar interesimin për reprezentuesin francez.

Menaxheri i Chelseas, Andres Villas-Boas, dëshiron të sjellë Alvaro Pereiran nga ish skuadra e tij Porto, ndërsa thuhet se është i gatshëm të shesë Maloudan për t’i lënë vend reprezentuesit uruguaian.

Malouda, 31 vjeç, ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Chelsean dhe Juventus i ka ofruar alternativë.

“Fatkeqësisht, Malouda nuk është i yni, por është futbollist interesant”, tha drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›