Trajneri i Frances ka shpallur listen per ndeshjen ndaj Shqiperise
Pak a shumë emrat diheshin, ndonëse trajneri Blank nuk ngurron të shkaktojë të papritura. Trajneri i Francës ka “zbardhur” emrat e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë, në dy ndeshjet eleminatore të Euro 2012, përkatësisht më 2 e 6 shtator.
Spikat në këtë listë të “gjelave” rikthimi në ekip i Frank Riberisë, pasi lojtari i Bajernit ka lënë prapa dëmtimet dhe është në formë shumë të mirë që në nisje të sezonit të ri. Ashtu siç mendohej, në ekip është kthyer edhe mesfushori i Marsejës, Matjë Valbuena, ndërsa problemet në mbrojtje janë të shumta.
Mekses, Diabi dhe Sako janë të dëmtuar, ndërsa Adil Rami, që është grumbulluar, do të mundë të luajë vetëm ndaj Rumanisë, pasi përballë shqiptarëve do të shlyejë ndeshjen e dytë të pezullimit.
Blank, me shumë gjasa, do të krijojë një dyshe në qendër të mbrojtjes të përbërë nga Junes Kabul i Totenhemit dhe Erik Abidal i Barcelonës. Gjithashtu, dëmtimet kanë bërë që Loren Koshielni i Arsenalit ta fitojë një vend në kombëtare.
Ndryshe nga sa parashikonin mediat franceze, Blank nuk grumbulloi sulmuesin e Lionit, Gomis, ndërsa thirri sulmuesin e Paris SG, Gijom Horo, ndonëse ky nuk po luan rregullisht. Po ashtu, sulmuesi tjetër parizien, Kevin Gameiro, shënues goli në javën e fundit të kampionatit francez, është pjesë e skuadrës.
Franca kryeson grupin tonë eleminator me 13 pikë pas 6 ndeshjesh të luajtua, ndërsa Shqipëria ka 8 pikë po pas 6 ndeshjesh.