Teuta ka fituar 2-0 ndeshjen miqesore ndaj skuadres se 19-vjecareve
Një miqësore mund të fitohet, por gjithsesi mund të mos e kënaqë trajnerin, ndërsa për të kënaqur tifozët është edhe më e vështirë, kur në shkallët e stadiumit ka shumë pak prej tyre. Kjo është një sintezë që mund të bëhet për fitoren 2-0 të Teutës ndaj Shqipërisë U19 në “Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa “djemtë e detit” synojnë të jenë sa më të përgatitur për fillimin e kampionatit në 10 shtator. Trajneri Lika tregon pakënaqësinë e tij, por edhe justifikon lojtarët për vetë fazën në të cilën janë përgatitjet.
Për Likën, ky është një rikthim në ekipin ku ka fituar një kupë Shqipërie një dekadë më parë. Sezonin e kaluar durrsakët patën një ekip të ri dhe ia dolën të mbijetonin, ndoshta këtë herë pretendimet mund të jenë disi më të mëdha.