Rama: Gjyshi me antiplumb premton çertifikata pronësie, çfarë bëri 8 vjet?
CËRRIK- Partia Socialiste zhvilloi sot pasdite një miting elektoral në qytetin e Cërrikut. Përpara këtyre banorëve Rama premtoi uljen e taksave, ndërsa theksoi edhe njëherë zotimin e tij për dhënien e certifikatave të pronësisë për tokën në fshat.
“Do ulim taksat për të gjithë ata që jetojnë me punën e tyre të ndershme dhe që fitojnë më pak se 1,5 milionë lekë të vjetra në muaj. Ata do përfitojë një rrogë më shumë në fund të vitit të parë të qeverisjes sonë. Me ne çdo familje që jeton në fshat do përfitojë certifikatën e pronësisë, heqjen e taksës për akcizën e naftës, plehun kimik, TVSH e ushqimeve”, tha Rama.
Duke ironizuar deklaratat e Berishës, Rama i tha banorëve të Cërrikut se qeveria e tij ka punuar vetëm për veten dhe se e ushqen popullin vetëm me gënjeshtra.
“Sot më thanë që Saliu premtonte certifikata toke brenda fundit të këtij viti, kush është ai shqiptar që e ha këtë gënjeshtër, kur ky kishte 8 vjet kohë të jepte certifikatat e tokës. Në këto 8 vjet qeveria u kthyer në kompani biznesi, janë bërë të gjithë me toka, ndërkohë që qytetarët e ndershëm rropaten dhe tokën se kanë ende të tyren. Gjyshi me jelekun antiplumb thotë se do ju japë para në dorë për naftën fidanët, plehun kimik, për TVSH, por a ka shqiptar që mund t’ja besojë më xhepin e tij Saliut që ka 8 vjet që i gërryen dhe shpon xhepat e shqiptarëve? A ka shqiptarë sot më që mund të besojë se me Partinë Demokratike të katandisur në parti familjare mund të ketë të ardhme për biznesin e vogël, i premtuan se do ja përgjysmonin taksat në 2005, ia kanë trefishuar barrën e taksave”, tha kryesocialisti më tej.
Rama shtoi më tej se, “Ka shumë arsye që të votoni numrin 29 dhe që t’i jepni fund sundimit të atij kryeministri që nuk do ketë më shansin të marrë dhe 4 vite të tjera”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Shkop magjik nuk kemi, por ja dy rrugët për punësimin Rama: PD premton punë nëse i jep para e vota. Ja dëshmia e vajzës në Labinot Fushë