E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata Dorela Dajti nje vit pa kontakt me familjen e burrit

/ /

TIRANE - Dorela Dajti bashkeshortja e Dritan Dajtit te akuzuarit per vrasjen e 4 policeve ne 7 gusht 2009 ne Durres per nje vit nuk duhet te kontaktoje apo kercenoje vjehrrin dhe vjehrren e saj. Gjykata e Tiranes vleresoi dje urdhrin e menjehershem mbrojtes leshuar ne ditet e fundit te nentorit duke e shtyre fuqine vepruese te tij deri ne 16 dhjetor te vitit 2011. Sipas ketij vendimi Dorela Dajti urdherohet te mos kryeje veper te dhunes ne familje ndaj paditesit Hasan Dajti dhe bashkeshortes se tij te mos kercenoje paditesin Hasan Dajti dhe bashkeshorten e tij si edhe te mos cenoje ngacmoje apo te kontaktoje me paditesit. Po sipas vendimit te djeshem te shpallur nga gjyqtarja Kace Agolli Dorela Dajti urdherohet te largohet nga banesa e prinderve te bashkeshortit te saj dhe te mos kthehet aty pa nje urdher gjykate. Ne vendim gjykata sqaron se Shkelja e ketij vendimi perben veper penale. Njekohesisht me depozitimin e kerkeses per urdher mbrojtjeje te Hasan Dajtit ne gjykate u regjistrua edhe nje kerkese e tille nga Dorela Dajti. Por nje dite pasi depozitoi padine Dorela Dajti paraqiti nje kerkese me shkrim ne gjykate ku kerkonte pushimin e gjykimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›