Si do ta vrisja Lul Berishen
Ne seancen e radhes ne ngarkim te bandes gjykata pranoi leximin e deklarimeve te te pandehurit Selman Heti dhene para prokuroreve ne 18 mars 2006 ne cilesine e personit nen hetim. Para hetuesve i pandehuri Heti kishte rrefyer si ishte rekrutuar dhe paguar per te vrare Lulzim Berishen. Sipas deklarimit Heti perfshinte direkt Adriatik Colin si urdherues te ekzekutimit. Po sipas Hetit kishte qene Coli ai qe i kishte dhene nje fotografi
te Lulzim Berishes per ta identifikuar si edhe menyren si do ta vriste.
RREFIMI
Sipas deklarimit te lexuar dje nga prokurori Anton Martini burrelasi Selman Heti ishte njohur me Endrit Doklen dhe Adriatik Dritan Colin ne maj te vitit 2005. Ai ishte takuar me ta teksa shkonte bashke me kusheririn e tij Alban Neli i pandehur ne proces ne nje nga baret tek Komuna e Parisit. Ne vijim Heti pohonte se pasi ishin takuar disa here ata ishin miqesuar mes tyre. Mbaj mend qe Coli me pati thene se ata kishin konflikt me nje grup ne Durres ku permendi edhe emrat e Lul Berishes e te Indrit Taullait. Coli me tha Duam te vrasim Lul Berishen ne Durres por ne nuk shkojme dot se na njeh. Me kerkuan ta beja une vrasjen kundrejt pageses. Pazari ishte 30 mije euro. Tek pallati ku banonte Coli kam takuar edhe disa persona te tjere. Adriatiku me dha nje foto te Lul Berishes. Nje nga ato dite une me Colin ikem me taksi ne Durres. Shkuam deri afer lokalit te Lul Berishes. Adriatiku me tha se Lul Berisha levizte me nje sel te blinduar ngjyre kafe. Adriatiku me tregoi si do ta vrisja. U kthyem ne shtepi ne Tirane. Adriatiku me dha edhe nje pistolete. Te nesermen ika me taksi ne Durres dhe pistoleten e kisha me vete. Para lokalit te Lul Berishes isha ne oren 08.30. Piva nje kafe tek lokali ngjitur. Pashe kur ai doli para lokalit. Iu afrova 5 metra dhe qellova drejt tij. Ai shtyu dy personat qe kishte afer dhe vete iku me vrap. Nuk mbaj mend sa here qellova por pistoleta mu bllokua. Ika me vrap ne nje rrugice mes pallatesh. Pistoleten e hodha ne oborrin e nje shtepie aty prane. Ne Tirane Coli me tha Ska gje mire qe shpetove vete. Me dha 25 mije euro. Shkova ne Burrel por per pak dite u ktheva serish ne Tirane. Ndenja ne nje hotel ku u regjistrova me emrin Artan Duka. Leket i harxhova ne kazino. Takova me pas edhe Endrit Doklen. Ai sme tha asgje per plagosjen. do gje e kisha me Adriatikun. E kam takuar edhe Tikun me pas. Me tha qe do te ikte ne Itali por nuk i di arsyet. Pas dy muajsh takova Colin serish. Me tha te vrisja Lul Berishen per 70 mije euro. Une nuk pranova thuhej ne proces-verbalin e vitit 2006.
Armand Bajrami