Tetë shpërthime në Athinë, nuk ka viktima
Athinë - Kryeqyteti i Greqisë, Athina është tronditur gjatë së kaluar nga tetë bomba që kanë shpërthyer në dy lagje të ndryshme. Policia bën të ditur se nga shpërthimet fatmirësisht nuk ka patur viktima. Bombat kanë qenë artizanale dhe kanë patur si objektiv veçanërisht lokalin e partisë konservatore në pushtet dhe disa banka.
Ndërkohë, deri më tani askush nuk ka marrë përsipër sjpërthimet në fjalë. Nga këto shpërthime, katër degë të bankave Bujqësore, të Përgjithshme, Citibank, banka Kombëtare e Greqisë, (BNG) pësuan dëme materiale të kufizuara në lagjen Alimos në breg të detit në jug të kryeqytetit. Një supermarket dhe një dyqan për shitjen e pajisjeve të telekomunikacionit që ishte ngjitur me dy banka të goditura nga bombat, pësuan gjithashtu dëme. Zyra lokale në Alimos e partisë në pushtet, Demokracia e Re është goditur gjithashtu. Një degë e Bankës Kombëtare të Greqisë, BNG, është dëmtuar në lagjen Kypseli në veri të Athinës.
Shpërthimet kanë lënë pas zjarre në disa pika të ndryshme të cilat u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit kryeqytetas.