E Diel, 1 Nëntor 2026

Podujeva nis festën pa rrymë

Sot priten manifestime të mëdha anë e kend Kosovës, por jo në të gjitha vendet duket se kushtet janë të përshtatshme për manifestime.

Banorët e komunës së Podujevës qysh në orët e hershme të mëngjesit kanë pasur reduktime të energjise elektrike.

Zëdhënsi i Korporatës Energjitike të Kosovës, Viktor Buzhala ka thënë se kjo ka qenë veçse një prishje dhe se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë në asnjë mënyrë reduktime të energjisë elektrike.

“ Është prishje në rrjet, ekipet e Kek-ut kanë dal menjëherë ne terren, assesi nuk do të ketë reduktime”, ka thënë Buzhala për Indeksonline./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›