Tetori Gjerman, nis muaji kulturor në kuadrin e 20-vjetorit të murit të Berlinit

Tiranë, 2 tetor, NOA - Sot në Shqipëri hapet zyrtarisht Tetori Gjerman, muaji i parashikuar me një kalendar të larmishëm aktivitetesh, në kuadrin e 20 vjetorit të rënies së murit të Berlinit.
Për të kujtuar pikërisht, 9 nëntorin e vitit 1989, sipari i këtyre aktiviteteve nisi me aktivitetin me temë Epoka e ndryshimeve në 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Organizatorë ishin fondacioni gjerman Hanns Seidel dhe CEAPAL.
Gjatë këtij muaji, në Tiranë parashikohet që të zhvillohen mjaft aktivitete, të cilat do të kenë në qendër promovimin e artit gjerman në vendin tonë, përmes linçimit të veprave kinematografike, pikturës etj.
n.e/NOA