E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset i drejtohen standardeve ISO

/>Bizneset po i drejtohen përherë dhe më shumë njohjes së standardeve ISO, sidomos për produktet që synojnë konkurrencën në tregjet rajonale.   Nisur nga këto kërkesa, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) ka zhvilluar gjatë muajve nëntor-dhjetor 2008 një program trajnimi për standardet ISO/IEC 17025, me objektiv njohjen e sistemit të menaxhimit për organizmat e Vlerësimit të Konformitetit, procedurat e Akreditimit, vlefshmërinë e metodave analitike, vlerësimin e pasigurisë në matjet analitike dhe kontrollin e cilësisë në laboratorët analitikë, bënë të ditur të mërkurën burime zyrtare të DPA-së.   Ndër temat më të kërkuara gjatë zhvillimit të këtyre trajnimeve janë kërkesat e standardit ISO/IEC 17025 dhe procedurat e Akreditimit, vlefshmëria e metodave analitike, vlerësimi i pasigurisë në matjet analitike, kontrolli i cilësisë në laboratorët analitike, etj. Trajnime të tilla janë zhvilluar edhe gjatë muajve maj-qershor të këtij viti, bënë të ditur burimet e mësipërme.   Mësohet se këto trajnime janë ndjekur nga personat përgjegjës për implementimin  dhe mirëmbajtjen e sistemit të cilësisë në laboratorë testues, si dhe nga personat që janë caktuar për vlerësimin e vlefshmërisë së metodave, pasigurisë në matje apo që zhvillojnë kontrollin e cilësisë në laboratorët analitikë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›