E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH jep 10 milion euro bashkë -financim BKT-së, kredi biznesit

/>BERZH jep mbështetjen e vet për ekonominë reale të Shqipërisë nëpërmjet një bashkëfinacimi prej 10 milion euro për bankën e tretë më të madhe në Shqipëri, Bankën Kombëtare Tregtare (BKT). Ky financim do ta ndihmojë BKT për të plotësuar nevojat në rritje të kompanive shqiptare për hua më të mëdha dhe afate maturimi më të gjata. Kjo linjë, një lloj i ri financimi i BERZH i mundësuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Linja e Bashkëfinancimit të Kredive të Mesme, është e para në Shqipëri. Kjo iniciativë synon të stimulojë aktivitetin e tregut duke përdorur procedura të thjeshtuara për të mobilizuar me shumë investime për kompani private të suksesshme dhe duke nxitur reformën ekonomike, duke respektuar në të njëjtën kohë parimet e financimit në përputhje me standardet ndërkombëtare. Linja e Bashkëfinancimit vihet në dispozicion të bankave që ndjekin politika dhe procedura kreditimi të shëndosha dhe që angazhohen për mbështetjen e vazhdueshme për kompanitë private. Linja e Bashkëfinancimit prej 10 milion euro të BKT do t'i mundesojë kësaj banke të rëndësishme në Shqipëri të financojë së bashku me BERZH klientët e vet me kredi me të mëdha dhe të ndajë me BERZH çdo risk që lidhet me këtë kreditim. Financimi i BERZH do të ndihmojë për të zbutur mungesën e këtij kreditimi në treg  dhe të sigurojë mbështetje për kompanitë private me të mira në Shqipëri, të cilat përbëjnë një segment të rëndësishëm të sektorit privat dhe luajnë një rol te rëndësishëm në procesine e tranzicionit, tha Dan Berg, Drejtor i zyrës së BERZH në Shqipëri. Z. Seyhan Pencapligil, Drejtor i BKT dhe Anëtar i Bordit u shpreh se: Ky bashkëfinancim tregon edhe një herë angazhimin e BKT në sektorin privat shqiptar. Shtimi i kapacitetit huadhënës të BKT nepermjet kesaj linje do ta bëjë atë të vazhdojë të mbështesë kërkesat në rritje të sektorit privat për hua më të mëdha dhe afate maturimi më të gjata.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›