Transferta elektronike parash falas me Postën Shqiptare
/>Posta Shqiptare edhe në këtë fundvit si dhe me rastin e festave të fundvitit që po afrojnë, ka menduar si të jetë më pranë klientëve të saj. Posta duke filluar që nga data 20 e këtij muaji e deri më 5 Janar 2009 do të ofrojë FALAS çdo transfertë elektronike parash nga Shqipëria për jashtë vendit.
Që prej disa kohësh tashmë Posta Shqiptare është anëtare e rrjetit Eurogiro, të transfertave elektronike të parave më çmime mjaft konkururese për tregun shqipëtar. Nevoja për të kryer një transfertë ndërkombëtare të parave tashmë është më e lehtë dhe kjo mundësohet nga kompania jonë. Falë marrëveshjeve të nënshkruara dy vitet e fundit, njëra me rrjetin ndërkombëtar Eurogiro dhe tjetra me Bankën Amerikane të Shqipërisë, emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës do të mund të kenë mundësi të transferojnë paratë e tyre tek të afërmit në Shqipëri falas për një periudhë të caktuar kohe (me rastin e festave të fundvitit). Madje kryerja e transfertave elektronike të parave kryhet nga kompania Posta Shqiptare jo vetëm me siguri, por edhe me shpejtësi deri në zonat e thella të vendit me anë të shtrirjes gjeografike prej 550 zyrash postare. Me Postën Shqiptare, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë e ka shume më të lehtë një transfertë nëpërmjet këtij operatori duke mos humbur ditë të tëra për të zbritur në zonat urbane për të shpenzuar jo vetëm para, por edhe kohën e tyre të çmuar Eurogiro është një nga rrjetet më të gjera globale të pagesave ndërmjet administratave postare, bankave tregtare dhe institucioneve të tjera financiare për transfertat e pagesave me kosto të ulët. Posta Shqiptare ka menduar kryesisht për komunitetin shqipëtar që jeton jashtë vendit dhe që kthehen për të festuar Krishtlindjet apo Vitin e Ri. Që nga data 20 Dhjetor ato do të mund të dërgojnë falas para, familjarëve apo të afërmve të tyre me Postën Shqipëtare. Ky shërbim është i vlefshëm vetëm për 16 ditë deri më 5 Janar 2009. Ofrimi i tij është një akses i mirë për të gjithë komunitetin shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë duke shfrytëzuar rrjetin e gjerë dhe të dendur të 660 mijë zyrave postare kudo në botë, madje edhe për ata që nuk kanë akses në shërbimin bankar. Nga ana tjetër, si pjesë e planit kombëtar të Veprimit për dërgesat në para të emigrantëve, Posta Shqiptare pretendon cilësi të lartë pagesash me kosto të ulët dhe plotësim të nevojave në rritje të klientelës së saj. Shtetet me të cilat shkëmbehen transfertat janë: Itali, Greqi, Zvicër, Gjermani, Turqi, Austri.