E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetova lidhet me Elbasanin

"Tetova ka kontribute të mëdha në çështje të caktuara. Këtu organizohen një sërë aktivitetesh nga sfera të ndryshme, si: ekonomike, kulturore, sportive etj, prandaj bashkëpunimi më intensiv në të ardhmen do të përmirësonte nivelin e organizimeve të këtilla", deklaroi Sejdini, i cili u prit nga numri një i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.

"Gjatë këtij takimi është biseduar për intensifikimin dhe vendosjen e një bashkëpunimi të frytshëm mes komunës së Tetovës dhe bashkisë së Elbasanit, si në fushën e ekonomike, kulturës, sportit, dhe fusha të tjera që janë me interes të përbashkët", tha Sadi Bexheti.

Gjatë këtij takimi kryetari Bexheti, ka theksuar edhe vlerën e madhe për të cilën përmendet Elbasani, si themelimi i shkollës normale, e cila ka kontribuar shumë për arsimimin e popullit shqiptarë.

Kryebashkiaku i Elbasanit premtoi se në të ardhmen do të caktohet edhe një takim protokollar me kryetarin e komunës së Tetovës në mënyrë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë.

"Gjatë muajit dhjetor me një ceremoni solemne do të shënohet njëqind vjetori i hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku është i ftuar të marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti", tha kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›