E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, 4 të prekur me H1N1 në rrezik për jetën

Dr. Milan Jakovleviç bën të ditur për mediat serbe se bëhet fjalë për dy pacientë të cilët gjatë fundjavës janë sjellë në spital nga Graçanica, si dhe për dy persona të cilët tashmë kanë qenë për mjekim në këtë spital. Numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitalin e administruar nga serbët shkon në tetë persona.

Sipas tij, është rritur numri i personave të cilët po kërkojnë ndihmën e mjekut me simptome të gripit. Gjatë fundjavës 329 pacientë kanë pasur shenja klinike të gripit, ndërsa numri më i madh është evidencuar në Leposaviq, pastaj në Mitrovicë dhe Zveçan, të gjitha këto mjedise me popullsi serbe.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›