Tetova rezervon pritje madheshtore per kryeministrin Berisha
Kryeministri Berisha e ka mbyllur viziten e tij dje, ne Maqedoni, duke bere nje vizite ne qytetin e Tetoves. Ndryshe nga sa pritej, qytetaret e Tetoves i kane rezervuar nje pritje madheshtore kryeministrit te Shqiperise. Rruget e ketij qyteti kane qene te mbushur plot me njerez, te cilet mbanin ne duar fotografite e kryeministrit Berisha dhe brohoritnin duke i uruar mireseardhjen dhe shprehur kenaqesine per viziten e kryeministrit shqiptar ne qytetin e tyre. Kenaqesi, te cilen nuk e ka fshehur as vete kryeministri Berisha, i cili ka zbritur nga makina per t'u takuar me qytetaret e Tetoves, qe kishin dale ne shesh per ta pershendetur. Me pas, kryeministri eshte pritur nga kryetari i Komunes se Tetoves, Sadi Bexheti, i cili ne emer te Kuvendit Komunal, ne emer te keshilltareve, ne emer te qytetareve te Maqedonise dhe qytetareve te Tetoves, ka falenderuar kryeministrin e Shqiperise per kete vizite historike, per here te pare, ne kete qytet dhe vleresoi mbeshtetjen e tij ndaj shqiptareve, kudo qe ndodhen. Kryetari i Komunes se Tetoves, duke iu drejtuar kryeministrit Berisha, tha: "Ju do te mbeteni ne historine e Republikes se Maqedonise per kete vizite te rendesishme". Kryeministri Berisha shprehu falenderimet e tij per mikpritjen e rezervuar, ndersa theksoi: "Per mua, vizita ne Tetove eshte nje ngjarje shume e rendesishme e jetes time dhe eshte nje moment per t'u perulur me nderimin me te thelle para ketyre qytetareve, te cilet me punen, perkushtimin, guximin, mencurine dhe vizionin e tyre, shnderruan Tetoven ne nje qytet qe u dha shqiptareve ne Maqedoni, Kosove, Shqiperi, Mal te Zi e kudo ne bote, me shume krenari dhe me shume dinjitet". Me pas, kryeministri ka bere nje vizite ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove, ku ne nje ceremoni te vecante, iu dha Cmimi Tradicional per Lidership, nga Instituti per Demokraci dhe Zhvillim. Ne emer te ketij instituti, zoti Veton Latifi i dorezoi kryeministrit Berisha cmimin me motivacionin: "Per Lidership te suksesshem ne promovimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e demokracise ne Shqiperi, per udheheqjen e reformave demokratike dhe sukseset ne integrimin euroatlantik te vendit, si dhe rolin e Tij ne rajonin e Ballkanit". Ky cmim i jepet personaliteteve te spikatura publike, te cilet vleresohen te kene shfaqur rezultate te jashtezakonshme dhe perpjekje te theksuara ne konsolidimin demokratik, procesin reformues dhe procesin e integrimeve. Se fundi, ky cmim iu dha zv/ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit per Evropen Lindore, ambasadorit Philip T. Reeker.
Berisha: Faleminderit per pritjen vellazerore
Kryeministri Berisha ka bere dje nje vizite ne qytetin e Tetoves, ku eshte pritur nga kryetari i Komunes se Tetoves, z.Sadi Bexheti. "Deshiroj t'ju falenderoj shume perzemersisht, per kete pritje vellazerore qe me rezervuat, por edhe deshiroj te shpreh nderimin tim me te thelle, te perulem me respektin tim me te madh, para qytetareve dhe qytetareve te Tetoves, grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, te ketij qyteti, qe me punen, perkushtimin, trimerine dhe guximin e tyre, pasionin e tyre per liri, e kane bere Tetoven nje qytet te lire, nje qytet te vlerave te medha kombetare, nje qytet evropian",- tha Berisha. Me tej, ai shtoi se lufta, perpjekjet dhe kontributi i qytetareve te ketij qyteti, jane krenari e vecante per cdo shqiptar, kudo qe ndodhet, ne Kosove, ne Maqedoni, ne Shqiperi, diaspore dhe ne te kater anet e botes.