Ne kulmin e debateve, rrefehet Ismail Kadare
Ndersa opinioni publik eshte furnizuar keto dite dendur me polemika qe lidhen me ciftin Ismail dhe Elena Kadar,e pas publikimit te librit te saj me kujtime, shkrimtari i mirenjohur rrefehet ekskluzivisht per gazetarin Blendi Fevziu. Ne intervisten e cila do te transmetohet sonte ne oren 21.00 ne emisionin "Opinion" ne Tv Klan, Kadare flet gjate jo vetem per kujtimet e Elenes por edhe raportet mes tyre dhe projektet e tjera qe ka ne fushen e penes. Per here te pare ai rrefen edhe si u prit me tallje vjersha e tij e pare dhe pse ai nuk u terhoq kurre nga arti i te shkruarit.
Duke u ndalur te libri i bashkeshortes se tij, Helena Kadare "Kohe e Pamjaftueshme", Kadare i pergjigjet pyetjes "perse Helena Kadare vendosi shkruaje kujtimet, kur nisi t
I shkruaje ato" dhe nese ky ishte nje vendim i saj. Po ashtu Kadare tregon edhe nese ka vendosur te shkruaje kujtime. Per z.Kadare, "kujtimet jane te veshtira, sidomos kur ka kapercime epokash, kapercime mendesish, domethene vizioni i botes ndryshon, ndryshon vizioni jo aq sa tek autori i kujtimeve por tek lexuesit". Kadare thekson se "kur kalon nga nje epoke qe pati nje thyerje dramatike ne mes, tek nje epoke tjeter, te shkruarit e kujtimeve veshtiresohet dyfish".
Ne kete liber te Elenes ka edhe disa kujtime te Ismail Kadarese. Shkrimtari pranon se "ne vend t'i mendoja per kujtime, jane rreth 70 faqe, ia kam bere dhurate bashkeshortes".
Duke qene se ne librin e Elena Kadare jane perfshire nje mori emrash te njohur, Kadare tregon edhe reagimin qe ka ardhur pas botimit si dhe rrefen nese e kishte lexuar me pare librin me kujtime qe u botuan keto dite.
Kurse pranon se ne pershkrimin e saj, zonja Kadare e pershkruan pak cuditshem familjen e tyre dhe shpjegon se "ajo nuk do ta kishte ndoshta kete liri per ta pershkruar cuditshem, ne qofte se nuk do ta kishte pasur kete liri prej kohesh prej meje".
"Koha Jone", pasi publikoi per disa dite pjese nga kujtimet e Elena Kadarese, me lejen e autores, ne numrin e neserm do te publikoje te plote intervisten qe z.Kadare i dha gazetarit Blendi Fevziu.