E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetove lirohen aktivistet


Policia maqedonase interesohet për Aleancën Kuq e Zi dhe Lëvizjen Vetvendosje.

Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni, të arrestuar të hënën në Tetovë pasi po vizatonin në mur flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë entike, thanë se inspektorët e policisë, më tepër i kanë pyetur për Kreshnik Spahiun dhe Albin Kurtin se sa për grafitet.

”Gjatë gjashtë orëve që jemi mbajtur në polici jemi marrë në pyetje nga sigurimi i shtetit. Ka pasur tentime edhe për korrupsion. Janë parashtruar pyetje të lidhjes tonë me Aleancën Gjatë gjashtë orëve që jemi mbajtur në polici jemi marrë në pyetje nga sigurimi i shtetit. Ka pasur tentime edhe për korrupsion

Valon Kurtishi
Aktivist i Aleancës Kuqezi në Maqedoni Kuq e Zi në Tiranë dhe Lëvizjen Vetvendosje në Prishtinë. Është kërkuar nga ne të japim informacion për Kreshnik Spahiun, ku takohemi me të dhe për z.Albin Kurtin, si dhe aktivitetet e këtyre organizatave”, deklaroi njëri prej të ndaluarve dhe aktivist i “AK”-së në Maqedoni, Valon Kurtishi.

Arrestimin e aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi e ka dënuar ashpër Partia Demokratike Shqiptare, e cila me këtë rast akuzoi subjektin shqiptar në pushtet, BDI-në, se nuk është në gjendje të mbrojë flamurin kombëtar dhe po lejon përbaltjen e tij.

”Ndërkohë që flisnin që nuk do të lejonin të përbaltej flamuri kombëtar u burgosën katër aktivistë të sektorit civil, vetëm e vetëm sepse me grafit vizatuan flamurin kombëtar. Ndërkohë që flasin që nuk do të përbaltet flamuri kombëtar, le të japin llogari se çfarë masash kanë ndërmarrë për kapjen dhe izolimin e atyre që përbaltin jetën e shqiptarëve duke i’u kujtuar dhoma gazi”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela.

Akuzave të PDSH-së i’u kundërpërgjigj BDI përmes deputetës Ermira Mehmeti. “Djemtë që u arrestuan dje u liruan menjëherë dhe e dyta, akoma më e rëndësishme, është sjellja zhgënjyese e politike e PDSH-së. Në ditën e flamurit, qyteti që llogaritet baza e shqiptarëve të Maqedonisë, Tetova dhe që udhëhiqet nga kjo parti, ngeli i pastolisur qoftë edhe me një flamur kombëtar”.

Ndërkohë, drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni kërkuan nga faktori politik shqiptar në vend, sidomos ai qeveritar, që përfundimisht ta zgjidhin çështjen me përdorimin e simboleve kombëtare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Maqedonia 28 Nëntori, festë edhe në Maqedoni
Festa e 28 Nëntorit është shënuar në të gjitha qytetet e banuara me shqiptarë në Maqedoni. Gjatë ditës, rrugët e Shkupit kanë qenë të mbushura me qytetarë të stolisur me flamuj kombëtarë. Shkup, thirrje anti-shqiptare
Ofendimet e e tifozëve maqedonas me baza nacionale ndaj shqiptarëve që u dëgjuan në ndeshjen miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, kanë vazhduar edhe në kampionatin vendas të futbollit në Maqedoni. Shkup, dita e alfabetit shqip
Faktori shqiptarë në rajon duhet të nxjerrë mësime nga rilindasit tanë të cilët bashkuan mendimet e tyre për të unifikuar alfabetin e gjuhës shqipe më 22 nëntor të vitit 1908. Gruevski: Integrimi, jo me cdo cmim
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se vendi i tij nuk do të sakrifikojë dinjitetin e vet për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO. Shkupi: Do heqim bllokadën ndaj Kosovës
Qeveria maqedonase pritet të anulojë ditën e diel vendimin për bllokimin e importit të miellit nga Kosova, i marrë në muajin gusht për të favorizuar biznesin vendas.

Lajmet kryesore

Ndryshon drafti për vizat
PE përfshihet në vendimarrjen për rikthimin e Shengen
Këshilli i Sigurimit në OKB: Debate për Kosovën
Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›