Tetovë, nxënësit protestë kundër Enciklopedisë
TETOVË- Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë, kanë protestuar rrugëve të këtij qyteti kundër enciklopedisë maqedonase e cila fyen dhe poshtëron shqiptarët.
Gjatë kësaj proteste nxënësit kanë shprehur revoltën e tyre duke brohoritur "poshtë enciklopedia maqedonase famëkeqe", "rroftë ilirida, ", "poshtë qeveria antishqiptare" etj.
Përmes protestës e cila ka zgjatur rreth gjysmë ore nxënësit kanë kërkuar të tërhiqet kjo vepër, e cila shtrembëron historinë e popullit shqiptar dhe njollos miqtë tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë.
Opinioni mbarë shqiptar në Maqedoni është revoltuar dhe irrituar me akademinë maqedonase e cila këtyre ditëve nxori në dritë një dokument që fyen shqiptarët në trojet e tyre etnike.
Një sërë organizatash joqeveritare kanë paralajmëruar protesta ditëve të ardhshme, përmes të cilave kërkojnë që ky botim të hiqet menjëherë nga përdorimi.(INA)