E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjasula, motori i mesfushës së St.Gallen

Shqiptari Jurgen Gjasula është shndërruar në një nga emblemat e mesfushës së skuadrës zviceriane St.Gallen. Ekipi helvet është duke kryer një sezon të sukseshëm dhe më 32 pikët e grumbulluara renditet në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Sion të vendit të dytë, por me golaverazh më rë dobët. "Sa e sukseshme është puna e trajnerit (Rolf) Fringer këtë e tregon para së gjithash shembulli i Jurgen Gjasulës. Gjermani (Gjasula ka pasaportë gjermane dhe pse ka lindur në Tiranë) ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Ai është shndëruar në mesfushë një nga lojtarët më të fuqishëm", shkruan siti tagblatt.ch, që i referohet gazetën lokale "St.Gallenblatt". Nr.10 i St.Gallen, Gjasula (1.86 cm,82 kg) para një jave festoi 21-vjetorin e tij. Gjasula ka luajtur në 15 ndeshje duke dhënë 5 asistë për gol. Me ndeshjen e humbur kundër Thun (1-2), kampionati zvicerian mbylli edhe pjesën e parë të sezonit. Pas 18 ndeshjeve, St.Gallen regjistroi 10 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje. Kampionati zvicerian rinis më 10 shkurt 2007.

Ekipet e Jurgen Gjasulës: FC Kaiserslautern, SC Freiburg, BW Wiehre Freiburg, PSV Freiburg

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›