E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akoma dhe dhjetë bileta

/* */

Spanja dhe Italia janë ekipet më të fundit të kualifikuara për finalet e Euro 2012-s, duke ndjekur gjurmët e Gjermanisë dhe vendeve organizatore, Poloni dhe Ukrainë. Megjithatë, gjashtë fitues të tjerë grupesh janë për të vendosur akoma, ku në disa prej tyre gara për një vend direkt është shumë e fortë. Ndërkohë, edhe lufta për vendet e plejofit është interesante. Kanë mbetur edhe dy raunde ndeshjesh për t’u luajtur, sot dhe të martën e ardhshme.
 
GRUPI A
Gjermania ishte i parë që u kualifikua, në 2 shtator dhe vendi i dytë në këtë grup është gjithashtu i sqaruar. Shpresat e Austrisë përfunduan me barazimin 0-0 me Turqinë, që është dy pikë sipër Belgjikës, kur të dyja kanë edhe nga dy ndeshje. Turqia pret Gjermaninë, më 7 tetor, dhe kur Belgjika do të luajë në Kazakistan, por dhe nëse Belgjika del përpara këtë mbrëmje, katër ditë më pas ajo do të vizitojë Gjermaninë, ndërkohë që Turqia do të presë në shtëpi Azerbajxhanin.
 
GRUPI B
Rezultatet e prodhuar në shtator kanë lënë katër ekipe në garë. Rusia udhëheq me dy pikë më shumë se Irlandën, pasi një barazimi 0-0 në Moskë, ndërkohë që Armenia fitoi 4-0 në Sllovaki, duke qenë tashmë një pikë prapa Irlandës. Më 7 tetor, Rusia do të luajë me Sllovakinë, Irlanda me Andorrën, ndërkohë që Armenia do të presë Maqedoninë, duke e ditur se një fitore do ta çonte në vendin e dytë, përpara se të udhëtonte në Dublin. Rusia pret Andorrën në ditën e fundit, ndërsa Maqedona mirëpret Sllovakinë.
 
GRUPI C
Fitorja e vonshme 1-0 e Italisë kundër Sllovenisë i bëri “axurrët” të pakapshëm në krye të grupit, por vendi i dytë është në dyshim. Serbia ka një pikë më shumë se Estonia, por me një ndeshje më shumë. Nëse Serbia do të mundë Italinë më 7 tetor, atëherë vendi i dytë do të konfirmohet, ndërkohë që Estonia shpreson të fitojë me Irlandën e Veriut për të qenë në garë. Nëse Italia triumfin dhe Estonia nuk fiton, Sllovenia mund të luftojë për vendin e dytë nëse mund Serbinë, më 11 tetor.
 
GRUPI D
Pas barazimit 0-0 në Rumani, Franca është një pikë para Bosnjë-Hercegovinës, që nga ana e saj e mundi dy herë Bjellorusinë në muajin shtator, një rival direkt në këto eliminatore. Rumania është e katër pikë pas Bosnjës dhe ka shanse të pakta për të kapur vendin e dytë. Gjithsesi, Bosnjë-Hercegovina do të luajë në shtëpi kundër Luksemburgut më 7 tetor, kur Franca do të mirëpresë Shqipërinë. Duket se gjithçka do të zgjidhet përfundimisht, kur të dyja skuadrat e kreut të takohen në Paris katër ditë më pas.
 

GRUPI E
Holanda është e sigurt për kualifikimin duke i fituar të teta ndeshjet. Megjithatë, vendi i parë ende nuk është siguruar, pasi Suedia ndodhet gjashtë pikë pas, por gjithçka mund të ndodhë, skenari më i keq e çon Holandën në vendin e dytë. Suedia e përfundon fushatën me ndeshjen kundër Holandës, më 11 tetor, por ajo duhet të shpresojë që Holanda të humbasë në shtëpi me Moldavinë katër ditë më parë. Hungaria, me pikë të barabarta me Suedinë, ka vetëm një ndeshje me Finlandën. Kështu, që Suedia e ka të sigurt vendin e dytë.
 
GRUPI F
Ndeshjet e 6 shtatorit rezultuan thelbësore, teksa Kroacia mundi Izraelin 3-1 dhe doli në krye me një pikë më shumë se Greqia, e ndalur në barazimin 1-1 në Letoni. Kjo do të thotë se Kroacia do të kualifikohet nëse më 7 tetor do të fitojë në Greqi. Nëse gjithçka do të vendoset në ditën finale, Kroacia do të presë Letoninë, ndërsa Greqia do të vizitojë Gjeorgjnë. Gjithsesi, çfarëdo që të ndodhë, Kroacia dhe Greqia janë në dy vendet e para.
 
GRUPI G
Anglia ka krijuar gjashtë pikë diferecë ndaj Malit të Zi, që ka edhe dy ndeshje, ndërkohë që liderit e grupit kanë vetëm një. Të dyja skuadrat do të ndeshen në Malin e Zi, dhe një barazim do të thotë se do të kualifikohet Anglia nëse do të fitojë Mali i Zi, ai do të përfundojë i pari nëse do të mundë Zvicrën katër ditë më pas. Gjithsesi, Mali i Zi është vetëm tri pikë më shumë se Zvicra, që mund të jetë fuqishëm e lidhur me vendin e dytë nëse ajo fitonnë Uells katër ditë përpara ndeshjes përfunduese.
 
GRUPI H
Fitorja e Danimarkës kundër Norvegjisë i vendosi ato në të njëjtin nivel me Portugalinë. Norvegjia, megjithatë ka vetëm një ndeshje në dispozicion, ndërkohë që rivalët e saj kanë nga dy dhe ndoshta nuk do të përfundojë në dy vendet e para. Në 7 tetor, Portugalia pret Islandën dhe Danimakra viziton Qipron. Megjithatë, gjithçka do të vendoset kur Portugalia do të udhëtojë në Danimarkë.
 
GRUPI I
Spanja, me gjashtë fitore perfekte, e ka siguruar vendin e parë. Përsa i përket vendit të dytë, Çekia ka dy pikë më shumë se Skocia dhe është më superiore në takimet direkte. Skocia ka nevojë të grumbullojë tri pikë nga udhëtimi i saj në Lihtenshtejn dhe Spanjë, ndërsa Çekia duhet të fitojë me kampionët në fuqi dhe më pas me Lituaninë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›