E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta Kurti: Unë një nuse amerikane

Teuta Kurti, e cila së shpejti do t’i japë fund beqarisë, gjatë një interviste për mediat kosovare, ka pohuar se këto ditë është e angazhuar rreth dasmës së saj. Këngëtarja kosovare ka rrëfyer se fustani i nusërisë do të jetë shumë i thjeshtë. “Fustani që unë e dua është shumë i thjeshtë, shumë modest dhe është tipik amerikan. Kjo është ajo çka unë kam dashtë në jetë. Përndryshe, fustanet e tjera janë fustane që mund t’i vesh kudo. Idetë kanë qenë të miat, kështu që pritet të pëlqehen në kanagjegjin (dasmën) tim”, ka thënë Teuta. Teuta ka shtuar më tej se dasma do të jetë e ngjashme si e gjithë shqiptarëve, me traditat dhe zakonet. Nuk do të jetë një dasmë e madhe dhe do të mbahet në Pejë. “Ceremonia sigurisht që do të jetë e ngjashme, sikur ndodh tek të gjithë shqiptarët, me krushq e me gjithçka tjetër. Nuk do të ketë dasmë të madhe. Do të kemi një ceremoni të vogël, e cila do të bëhet në Pejë e në të cilën, përveç të afërmve, do të vijnë edhe shoqëria jonë. Nuk do të mungojë kurrsesi tradita jonë e që është gjëja primare, të cilën unë e çmoj shumë”, ka pohuar Teuta. Teuta po ashtu ka zbuluar se ata shpresojnë së shpejti të kenë edhe fëmijë. “Nëse e dëgjojmë Dardanin, do t’i kemi shtatë fëmijë, pasi ai do shumë. Por fatmirësisht, që të dy jemi dashamirës të fëmijëve. Kjo është njëra ndër arsyet pse edhe kemi përshpejtuar martesën, jo se jam shtatzënë, por që planifikojmë shumë shpejt të krijojmë familjen”, ka thënë më tej Kurti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›