E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta mundet në Kishinev dhe i jep lamtumirën Europës

Edhe pritej shumë për kalimin e turit të parë Teuta i ka dhënë lamtumirën kompeticionit të Europa Ligë. Durrsakët e drejtuar nga Gugash Magani nuk ecin dot më tej në Ligën e Europës pasi janë mundur në Kishinev me rezultatin 2-0 nga skuadra e Daça Kishinau.

Edhe pse kishin arritur të fitonin në ndeshjen e parë në Niko Dovana me rezultatin 3-1  “Djemtë e Detit” kanë treguar një nivel të ulët loje në Moldavi duke i dhënë kështu lamtumirën kupave europiane. Goli i shënuar nga miqtë në fushën durrsake ka rezultuar deçisivë në këtë përballje pasi të dy takimet u mbyllën me rezultatin 3-3.

Loja e Teutës ashtu siç pritej ishte orientuar në qarkullimin e dendur të topit dhe në mbrojtjen e rezultatit të takimit të parë, por moldavet e shfrytëzuan në maksimum tërheqjen e Durrsakëve në fushën e tyre për të shënuar nga një golë për pjesë dhe për të bërë realitet kalimin në fazën tjetër.

Me një mbrojtje që linte për të dëshiruar, vendasit  arrijnë të gjejnë golin e avantazhit që në minutën e 20-të me autor Stoleru. Ky i fundit nuk e pati aspak të vështirë të shënonte krejtësisht i lirë në zonë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e moldavëve të cilet jo vetëm kontrollojnë lojën por krijojnë edhe një mori rastesh të pastra për shënim në portën e Rizvanit.

Edhe pjesa e dytë ashtu si e parë flet krejtësishtë për vendasit të cilët detyrojnë Teuten të pëson edhe golin e dytë dhe të nokautit. Protagonist i fitores së moldavëve bëhet Pavlov në minutën e 75-të i cili dyfishon shifrat e takimit dhe vulos fitoren e skuadrës së tij.

Me fitoren 2-0 dhe me një golë në fushën kundërshtare moldavët kalojnë në raundin tjetër duke nxjerr jashtë këtij kompeticioni ekipin e Teutes, që në transfertë bëri vërtetë shumë pak për të marrë kualifikimin. Pas Laçit dhe Durrsakët i ndjek i njëjti fat që është eleminimi i parakohshëm nga kompeticionet europiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›