Teuta per mbijetese Martini Nuk ka asnje aleance

Humbja në Ballsh ka komplikuar rëndë pozitat e Teutës në garën për qëndrimin në Superligë, e tani vjen një tjetër ndeshje për të mos u humbur. Në Niko Dovana vjen Besa, skuadra fqinje me pikë të barabarta, e me objektiv të njëjtë, pikërisht kur në Krujë përballen dy skuadrat e tjera me një pikë më shumë, Kastrioti e Bylis.
Tekniku Edi Martini hedh poshtë çdo aleancë të mundshme, duke qenë se një pikë mund të jetë e përshtatshme për dy skuadrat, që kështu nuk i bëjnë keq njëra-tjetrës.
“Nuk e di, nuk më pëlqen të merrem me përralla. Ka kush merret me to. Nëpër televizione po dëgjoj që ka shumë aleanca. Ne deri tani kemi treguar që nuk kemi bërë aleancë me asnjë ekip, qoftë edhe me Korçën, Vlorën apo ekipe të tjera. Në rradhë të parë, më vjen keq për situatën që po kalon Kavaja, por është luftë për mbijetesë. Në të tillë luftë nuk ka as aleancë”- tha Edi Martini, trajner i Teutës.
Tekniku shkodran e di mirë se në 6 javët e mbetura duhet të ketë në dispozicion të gjithë organikën, për të përballuar sa më me efikasitet ndeshjet e kalendarit, që parashikon edhe tre përballje me rivalë direkt për mbijetesë.
“Hoti që nuk luajti javën e kaluar është rekuperuar plotësisht e do të luajë që në minutën e parë në ndeshjen me Kavajën. Edhe ndeshjet që kemi luajtur kohët e fundit, pavarësisht humbjeve ose rezultateve jo të mira, humbjes në Ballsh, barazimit me Vlorën apo humbjen në Korçë, ekipi ka treguar gjenjde të mirë, lojë të mirë. Fati nuk ka qenë me ne. Shpresoj që këtë javë të na rikthehet”- tha Martini.
29 pikë për durrsakët në 27 ndeshje, por tani në këto 6 takime luhet gjithçka. Në Niko Dovana, Teuta kërkon fitoren ndaj Besës, për të fundosur një kundërshtar direkt, por edhe për të përfituar nga përplasja e dy kundërshtarëve të tjerë në Krujë.
Aleks Çyçeku