UKT: Debitorët duhet të paguajnë ujin para 15 prillit
Tiranë- Qytetarët që ende nuk kanë paguar ujin e pijshëm, kanë kohë të përmbushin detyrimet finaciare deri në datën 15 prill, pasi gjatë ditëve në vijim do të ketë kamat- vonesa.
Drejtori i UKT- së, Saip Dollapi, gjatë inspektimit të punimeve në një nga zonat e Tiranës, deklaroi se nuk do të lejohen abuzimet dhe për të gjithë personat që nuk kryejnë detyrimet do të ketë penalizime.
Për të gjithë ata qytetarë, familjarë të cilët paguajnë ujin brenga datës 15 prill, të gjithë ata do të paguajnë të gjitha detyrimet nga vitit 2008 në vazhdim të liruar nga detyrimi i kamat-vonesës. Ndërsa, për të gjitha institucionet private, shtetërore dhe të gjithë debitorët e tjerë afati i fundit është data 15 prill. Në rast të mos zbatimi të këtij afati, këtë herë do të përballen me forcan e ligjit do ti presim ujin, cdo qytetari, cdo konsumatori apo cdo intitucioni qoftë,- deklaroi Dollapi.
Në vazhdim ai deklaroi se institucionet publike duhet ti paguajnë UKT- së 1.8 milionë dollarë dhe janë 95 debitorë. Gjithashtu ai tha se gjatë punimeve janë hasur edhe lidhje të paligjshme në ujësjellës.
Shkrime të tjera me interes:
- ‘Shteti nuk paguan ujin, 1.8 milionë dollarë borxh’ Tiranë- Institucionet shtetërore janë debitoret më të medha ndaj Ndërrmarrjes...
- Ndërpritet uji në Kamëz, UKT: Borxhe kolosale të papaguara Tiranë- Zona e Kamzës në kryeqytet prej ditës së sotme...
- UKT-ja kërkon rritje të çmimit të ujit Tiranë- Çmimi i ujit të pijshëm propozohet të rritet me...