Teuta, stop 6 fitoreve të Partizanit. Tani e dyta

ASA (Albania Sport Agency)- Teuta bëri një kërcim me katapultë drejt vendit të dytë pas fitores minimale ndaj Partizanit (1-0) që e mbylli takimin me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të Elis Bakajt me karton të kuq, pesë minuta përpara përfundimit. Për 20-vjecarin Bakaj ky ishte kartoni i dytë i kuq i marr në Durrës, përfshirë dhe atë gjysmëfinalen e parë të Kupës.
Gjirokastriti 29-vjecar Bledar Devolli me anë të një goditje me kokë në minutën e 20-të vendosi dhe fatin përfundimtar të takimit, që ndaloi edhe serinë prej gjashtë fitoresh të Partizanit.
Teuta dëshmoi se është e pathyeshme në shtëpi, teksa regjistroi fitoren e 10 në "Niko Dovana" në 15 takime.
Trajneri Starova edhe njëherë tjetër dëshmoi se është shndërruar në "djalin plangprishës" kur tri ditë më parë eliminoi ish-skuadrën e tij nga Kupa e Shqipërisë dhe tashmë e rrëzoi në vendin e katërt kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit.
Në tri takimet për kampionat dy ekipet regjistruan secili nga një fitore dhe një barazim. Në 121 përballje direkte Teuta ka mundur të fitojë vetëm 24 herë kundrejt 15-herë kampioneve, që kanë regjistruar 63 fitore, ndërsa 34 takime janë mbyllur në barazim.
TRI PERBALLJET TEUTA-PARTIZANI
Tri fazat: 0-0, 0-2, 1-0