PS minorancë në Këshillin Bashkiak të Tiranës
Kështu, edhe pse Bashkinë e Tiranës e drejton socialisti Edi Rama, ai tashmë nuk do të ketë mazhorancë në këtë bashki. Tanimë Këshilli Bashkiak i bashkisë më të madhe në vend, do të ketë në minorancë këshilltarët socialistë.
"Është një çështje për të cilën nuk mund të përgjigjem aktualisht, por bashkëpunim do të ketë me Partinë Demokratike. Gjithsesi, në vëmendjen tonë nuk do të jetë aleanca midis palëve, por do të jenë interesat e qytetarëve. Para së gjithash, vendimet që kalojnë në Këshillin Bashkiak, miratohen në konsensus midis palëve dhe pas disa diskutimeve që bëhen rreth tyre", ka deklaruar Kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, i cili është njëkohësisht këshilltar i LSI-së.
Gjatë së premtes do të bëhet mbledhja e Këshillit Bashkiak, e fundit për 10 këshilltarë, që tashmë do të jenë deputetë të Parlamentit të ardhshëm, me mandat 4-vjeçar. Pesë prej këshilltarëve janë të Partisë Socialiste dhe pesë të Partisë Demokratike, të cilët do t’i thonë lamtumirë këshillit bashkiak, të paktën për katër vitet e ardhshme. Megjithatë, ata do të zëvendësohen nga emrat që ndodhen në listën emërore të 2007-ës.