Tevez: Mançester, bli kartonin tim!
Me ardhjen e Dimitar Berbatov e ka humbur vendin e titullarit dhe tashmë dalin në pah edhe zërat për një interesim të Realit, por Karlos Tevez (24) insiston akoma për të qëndruar te Mançesteri: "E gjitha çfarë dua, është që Junajted të blejë kartonin tim, kështu familja ime dhe unë mund të qëndrojmë këtu për shumë vite. E dija që kur erdha se do të ishte e vështirë, sepse këtu ka shumë konkurrencë, por e di që Sër Aleks ka shumë besim tek unë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua".