E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria me një universitet sportiv

Shqipëria tashmë do të ketë një universitet sportiv. Tratativat për realizimin e kësaj ideje tashmë kanë filluar. Lajmi është bërë i njohur mesditën e djeshme nga drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi", të cilët kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre me anë të një protokolli, që është hapi i parë drejt krijimit të universitetit të parë sportiv në Shqipëri. Pjesë e marrëveshjes së firmosur mes titullarëve të dy departamenteve janë edhe promovimi i sportit dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik. Ceremonia e organizuar me këtë rast është përshëndetur nga dy drejtuesit më të lartë të të dy organeve sportive, president i KOKSH-it, Hysen Domi, dhe rektorit të AEFS-së Vesel Rizvanollit. KOKSH dhe Akademia e Edukimit Fizik kanë rënë dakord për një krijim sistemi që do të identifikojë talentet në sportet ku rezultatet janë më të mëdha. Universiteti sportiv do të jetë një risi për të rinjtë në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›