E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez dëshiron Liverpulin

Sipas asaj që mësojmë nga e përditshmja angleze “The Sun”, skuadra e Liverpulit ndodhet në krye të listës së ekipeve që kërkon të ketë Tevezin në gjirin e saj për sezonin e ardhshëm. 25 vjeçari argjentinas pati bërë të ditur më parë se do të largohej këtë verë nga Mançesteri për shkak se nuk kishte gjetur shumë hapësirë aty.

Benitez dëshiron argjentinasin që të formojë një dyshe të frikshme sulmuese me Fernando Torresin përkrah, të cilit nuk po i gjen dot një partner ideal sulmi.
Për argjentinasin nuk mungojnë as oferta nga klubet e tjerë. Para dy ditësh edhe Totenham vuri veten nëlistën e klubeve që dëshirojnë sulmuesin argjentinas, ndërkohë prej kohësh Reali i Madridit dhe Interi po vëzhgojnë me shumë vëmendje situatën.

Vlera e kartonit të Tevezit varion nga 25-30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›