E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjigantët e Milanit mbërrijnë në tokën shqiptare

Tiranë - Skuadra e Milanit është ulur në Aeroportin e Rinasit, dhe është nisur në drejtim të Tiranës. Klubi më me shumë trofe ndërkombëtarë në planet do të përballet me përfaqësuesen shqiptare në orën 17:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri mbërrijnë tre fitues të “Topit të Artë” njëkohësisht. Bekam, Kaka dhe Pato, e shkelin për herë të parë tokën tonë, pasi në miqësoren e tetorit nuk ishin të pranishëm. Në listën e 21 futbollistëve të Milanit përfshihen edhe kapiteni legjendar, Paolo Maldini, Inzagi, Sedorf, Shevçenko, Pirlo, Gatuzo, Zambrota, Flamini, etj.

Ndeshja e vlefshme për trofeun “Taçi Oil”, mes Shqipërisë dhe Milanit, do të zhvillohet në orën 19:00. Në orën 16:30 do të mbahet një konferencë shtypi nga miqtë ku, veç Adriano Galianit dhe trajnerit Ançeloti, pjesëmarrës do të jetë Rikardo Kaka dhe David Bekam.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›