E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka konfirmon qëndrimin tek skuadra e Çelsit

Londër - Nikolas Anelka nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e Çelsit në përfundim të këtij sezoni. Këtë fakt e konfirmon menaxheri i sulmuesit francez, i cili hedh poshtë të gjitha spekulimet e ditëve të fundit.

Menaxheri i Anelkasë deklaron se futbollisti nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga skuadra me të cilën është duke kaluar një moment të mrekullueshëm. Deri tani, në këtë sezon Nikolas Anelka ka arritur të shënojë 23 gola, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i Çelsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›