E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Sar: Ta fitojmë titullin që të shtunën

Mançetser - Mançester Junaited kërkon ta mbyllë historinë e këtij sezoni në Premier Ligë që ditën e shtunë në përballjen me Arsenalin. Skuadrës së drejtuar nga Sir Aleks Ferguson i duhen edhe katër pikë për t’u shpallur për të dytin vit radhazi kampione në Angli.

Nesër Mançesteri do të luajë ndeshjen e prapambetur me Uiganin, ndërsa në fundjavë do të presë Arsenalin.

I gatshëm për të dhënë gjithçka është edhe portieri Van der Sar. Ai është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka ndeshja përballë Arsenalit, dhe për këtë kërkon maksimumin.

“Do të doja ta siguronim titullin që në ndeshjen kundër Arsenalit të shtunën, në mënyrë që të mos e lëmë për ndeshjen e fundit, pasi më pas është e finalja e Ligës së Kampionëve”, deklaron Van der Sar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›