E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia lindore mbulohet nga bora

Pjesët lindore të Turqisë janë përfshirë nga reshje të mëdha të borës, të cilat formuan shtresë të borës, që në disa vende arriti edhe deri 30 centimetra dhe shkaktoi probleme serioze në zhvillimin e komunikacionit.

Siç lajmëruan mediat turke, shumë rrugë lokale dhe rajonale në qarqet Hakqari, Mush, Tunxheli dhe Ezurum janë mbyllur për komunikacion.

Gjatë natës, temperatura në qytetin Agri ra deri minus tetë gradë, në Ardahan dhe Kars deri minus shtatë, ndërsa në Erzurum deri minus pesë gradë Celsius.

Për shkak të borës për komunikacion është mbyllur edhe aeroporti i qyteti Van, rajoni i të cilit muajin e kaluar është goditur nga tërmeti katastrofik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›