E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez injoron City-n


Karlos Tevez dhe Mançester Siti janë në një luftë të hapur. Shkak për këtë u bë kërkesa e sulmuesit argjentinas për të qëndruar në vendin e tij më shumë nga sa u lejua nga drejtuesit e klubit anglez.

Tevez u largua në Argjentinë ditën e hënë dhe pritej të kthehej në Mançester këtë mesjavë për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore me skuadren. Por 27 vjecari, pa marrë lejen e drejtuesve të skuadres, preferoi të qëndrojë në Buenos Aires.

Kjo do të thotë që futbollisti mund të ndëshkohet me një tjetër gjobë që do të jetë e dyta për të në harkun e pak javëve. Më parë Tevez u gjobit nga drejtuesit e Mançester Sitit me 400 mijë Paund pasi refuzoi të hyjë në fushën e lojës në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Bajernin e Mynihut.

Kjo situatë e tensionuar te klubi anglez duket se do të zgjasë deri në muajin janar kur Mançester Siti do të kërkojë ta largojë atë në drejtim të ndonjë skuadre tjetër në merkaton dimërore. Nga ana tjetër edhe vetë Tevez do të kërkojë largimin nga Mançester Sitit, pavarësisht deklaratës së Mançinit që argjentinasit i mjafton të kërkojë falje për të mbyllur të gjitha polemikat.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Probleme tek Franca, dëmtohet Nasri
Samir Nasri nuk do të luajë në ndeshjet miqësore me SHBA dhe Belgjikën në 11 dhe 15 nëntor. Lajmi konfirmohet nga Federata Franceze e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit. Del Piero: Nuk do tërhiqem nga futbolli
Alesandro Del Piero nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirën futbollit në përfundim të këtij sezoni. Është vetë sulmuesi italian që e ka deklaruar një gjë të tillë për të përditshmen ‘France Football’,  pikërisht ditën e 37 vjetorit të tij të lindjes. Balotelli: Marr përgjegjësitë e kombëtares
Mario Balotelli ka theksuar se nuk ndjen më shumë presion tani që kombëtares së Italisë i mungojnë Antonio Cassano e Giuseppe Rossi dhe i duhet të mbajë i vetëm peshën e sulmit të të kaltërve. Bosnja, Susic: Portugalia? Jam optimist
Trajneri i përfaqësueses së Bosnje-Hercegovinës, Safet Susic, është shprehur optimist para 2 ndeshjeve të play-off-it për Euro 2012 ndaj Portugalisë. Milan, lind ideja Borriello
Marco Borriello ka hyrë zyrtarisht në listën e Adriano Gallianit si përforcimi i mundshëm i janarit për sulmin e Milanit.

Lajmet kryesore

BE, kriza ngadalëson zgjerimin
Sannino: Kemi nxjerrë mësime nga pranimet e fundit
Malaj: Pakt politik për borxhin
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
PS, propozimet për ligjet me 3/5
Ja gafat e Berlusconi-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›