Superliga Dinamo shkaterron Vllaznine dhe merr kreun e klasifikimit

Flamurtari ra ne Durres Teuta triumfon 2-1 ndaj kuqezinjve. Skuadra e Bylisit dhe ajo e Kastriotit ndajne piket ne Ballsh.
Java e peste e Kategorise Superiore dhuroi gola dhe shume surpriza ne klasifikim. Ne Durres skuadra e Teutes arriti qe te mposhtte skuadren e Flamurtarit 2-1. Keshtu kuqezinjte pas pese javesh pesuan humbjen e pare qe per fatin e tyre te keq u kushtoi shume vendin e pare. Ne krye te renditjes tashme ndodhet ekipi kampion ne fuqi Dinamo. Blute shkaterruan Vllaznine ne Shkoder 4-0 duke u rikthyer fuqishem ne luften per titull.
Vllaznia - Dinamo0-4
Tre gola te realizuar nga argjentinasi Nestor Martinena te shoqeruar edhe me golin e Elis Bakajt i siguruan pokerin Dinamos ndaj Vllaznise pikerisht ne diten e perurimit te tapetit te ri te Loro Boricit. Nje humbje e thelle e Vllaznise e dyta rresht pas asaj me Skenderbeun 2-0 ne Pogradec e qe do te provokoje pa dyshim masa ekstreme ndaj lojtareve nga ana e presidentit te rrepte te shkodraneve Valter Fushaj. Nga ana tjeter u regjistrua edhe nje fitore personale e trajnerit argjentinas Luis Manuel Blanko ndaj malazezit Mojash Radonjic ne derbin e pare midis dy prej tre trajnereve te huaj qe drejtojne kete sezon ne Superlige perfshire dhe maqedonasin e Bylisit Nikola Ilievski. Takimi nisi i perkryer per Dinamon dhe dramatik per Vllaznine qe e pa veten ne dizavantazh te tre golave shume te shpejte brenda gjashte minutash loje ne nje stadium me atmosfere sportive. Martinena shenoi ne minuten e 3-te nderkohe qe Bakaj dyfishoi ne te 6-n. Minuta e 10-te solli serish argjentinasin te goli i trete i takimit cka mbylli praktikisht edhe ndeshjen. Pjesa e dyte i ofroi Martinenes mundesine per te realizuar tripleten e tij kur me golin e minutes se 71-te vulosi shifrat 4-0 te kryendeshjes se javes se peste te Superliges.
Teuta - Flamurtari 2-1
Teuta triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit duke arritur fitoren e pare ne pese jave kampionat por dhe duke u shkaktuar vlonjateve humbjen e pare ne kete sezon. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Mirel Cota autori i nje dygoleshi. Takimi ishte thuajse i barabarte ne pjesen e pare por me nje fraksion te dyte shume dinamik dhe me emocione per shikuesit e pakte ne Niko Dovana. Ne minuten e 47-te mbrojtesi vlonjat Franc Veliu leshoi nje silur ne drejtimi te portes durrsake por pa mundur te mposhte portierin Rizani. Pas kater minutash erdhi nje kundersulm i shpejte i durrsakeve me protagonist Alsid Tafilin ky i fundit i dhuroi nje asist perfekt Mirel Cotes i cili e mposhti me lehtesi portierin Shpetim Mocka. 1-0 ne minuten 51-te. Nje avantazh i merituar i Teutes dhe i hidhur per vlonjatet. Reagimi i vlonjateve ishte i menjehershem. Flamurtari barazoi ne minuten e 55-te me nje goditje te lire te ekzekutuar mjeshterisht nga Gerhard Progni duke lene te befasuar portierin Rizvani. Kater minuta me pas trajneri Edi Martini u pa serish ne delir kur Mirel Cota pasi mori nje top nga thellesia durrsake duke shfrytezuar edhe nje dalje huq te Franc Veliut realizoi golin e dyte te Teutes ne minuten e 59-te dhe te dytin e tij personal ne kete takim. Teuta e perfundoi takimin me dhjete lojtare nga minuta e 85-te pas largimit me kartonin e dyte te verdhe e rrjedhimisht te kuq te Alsid Tafilit por Flamurtari nuk arriti te perfitonte nga epersia numerike. Tri pike shprese per formacionin me te ri ne moshe te kampionatit ndaj nje prej skuadrave me pervoje ne kampionat. Sulmuesi vlonjat Daniel Xhafaj nuk e gjeti per here te trete rresht rrugen e rrjetes.
Bylis - Kastrioti 0-0
Ne nje Adush Muca pa shikues Bylisi dhe Kastrioti u ndane ne nje barazim pa gola ne javen e peste te Superliges. Per Bylisin e drejtuar nga maqedonasi Nikola Ilievski kjo ishte pika e pare e marre ne pese takime nderkohe qe per Kastriotin e Ramazan Ndreut ky ishte barazimi i peste ne po aq ndeshje. Ky ishte takimi i pare midis dy skuadrave ne Kategorine Superiore.
Sot
Sot do te luhen dy ndeshje mjaft te rendesishme. Ne Elbasan do te kete nje detyre te veshtire Skenderbeu i pretendimeve te medha ne kete kampionat nderkohe qe vendasit me rikthimin e tifozeve te vet ne shkallet e stadiumit do te tentojne patjeter tri piket. Nje sfide e hapur qe ngerthen nje interesim te madh te dy tifozerive respektive por jo vetem sepse ne loje ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta eshte edhe kreu i renditjes pas ndaleses se Flamurtarit ne Durres. Nje fitore e korcareve do ti ngjiste ata ne vendin e pare duke i pare te tjeret nga lart. Nderkohe nga ana tjeter ne stadiumin Selman Stermasi Tirana do te prese Lacin ne nje 90-minutesh me pretendime te dyanshme. Bardheblute me nje nisje jo te mire te ketij kampionati me probleme jo te pakta mes drejtuesve te klubit dhe presidences jane ne kerkim te rikthimit ne identitetin e vet i cili kalon edhe nga ndeshja e se dieles ndaj Lacit qe nga ana e vet sezonin e shkuar u ka marre gati piket maksimale kryeqytetasve. Nisur edhe nga ky fakt kurbinasit duket se vijne ne Tirane me nje qellim te vetem marrjen e pikeve.
Renditja
1. Dinamo 5 12
2. Flamurtari 5 10
3. Skenderbeu 4 9
4. Laci 4 7
5. Vllaznia 5 7
6. Elbasani 4 5
7. Tirana 4 5
8. Teuta 5 5
9. Shkumbini 4 4
10. Kastrioti 5 4
11. Bylis 5 3
12. Besa 4 2