Zhvillimi i psikologjisë në Kosovë

Tema bosht e konferencës është “Zhvillimi i psikologjisë në Kosovë: Një shikim në të ardhmen”. Qëllimi kryesor i konferencës është shqyrtimi i 10 viteve punë të Departamentit të Psikologjisë dhe kontributi i kësaj pune në zhvillimin e psikologjisë në Kosovë dhe më gjerë. Ky qëllim synohet të arrihet nëpërmjet diskutimeve, debateve dhe shkëmbimit të pikëvështrimeve profesionale, si dhe me anë të prezantimit të hulumtimeve shkencore më të rëndësishme të kryera nga stafi dhe të diplomuarit nga Departamenti i Psikologjisë.
Në konferencë do të prezantohen 18 hulumtime shkencore nga sfera e psikologjisë sociale, psikologjisë së personalitetit, psikologjisë së edukimit, asaj klinike dhe historisë së psikologjisë. Në konferencë do të marrin pjesë edhe psikologë nga Gjermania, Izraeli, Italia, Shqipëria dhe Maqedonia.
Konferenca financohet nga SOROS - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe realizohet edhe me kontributin e Universitetit të Prishtinës.