Tevez rrezikon tjetër dënim

Prishja e marrëdhënieve ndërmjet Carlos Tevezit dhe Manchester Cityt tashmë e ka marrë malin.
Sulmuesi argjentinas rrezikon suspendim prej katër javësh tjera, përpos dyve që i ka vuajtur deri tash.
Ky dënim i rëndë për të padisiplinuarin Tevez vjen pasi që ai kishte refuzuar të futej në lojë kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, kur një gjë të tillë ia kërkoi trajneri Roberto Mancini.
Ndërkohë, mediat angleze shkruajnë se Corinthiansi i është kthyer interesimit për ish futbollistin e Manchester Cityt, i cili pëlqehet po ashtu nga Juventusi dhe Anzhi.