Sokol Jareci: Risite ne arbitrimin shqiptar

/* */
(Gazeta TELEGRAF) - Një nga risitë në prag të fillimit të sezonit aktual futbollistik (2011-2012) ishte krijimi edhe i Komiteti të Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një organ i ngritur në përputhje me rekomandimet e FIFA-s dhe UEFA-s, e që bazohet mbi modelin spanjoll të dizenjimit të gjyqtarëve në ndeshjet e të gjitha kategorive. Gazeta “Telegraf” bisedoi me Sokol Jarecin, ish-arbitër i FIFA-s për një periudhë 10-vjeçare (2000-2010), anëtar i Komisionit të Caktimit Arbitrave pranë FSHF-së, ku bëjnë pjesë dhe Preng Pejtrushi si dhe kryetari, Tahir Kastrati. Jareci është edhe vëzhgues ndërkombëtar për arbitrat pranë UEFA-s. Së fundi, ai ishte i deleguari i UEFA-s për arbitrat në ndeshjen Bosnjë-Luksemburg (5-0, 7 tetor 2011) për eliminatoret e Euro 2012-s, ndeshja e tij e gjashtë si vëzhgues.
Sokol Jareci, në cilësinë e anëtar i Komisionit Caktimit Arbitrave pranë FSHF-së, por edhe si një ish-gjyqtar i FIFA-s, cilat janë risitë te “xhaketat e zeza” shqiptare?
Janë disa. Është krijimi i Komitetit të Arbitrimit, ku bëjnë pjesë tre komisione; i Caktimit të Arbitrave, i Vëzhguesve si dhe Komisioni i Meritës dhe Vlerësimit. Të tre komisione përbëhen nga tre persona. Kryetari i Komitetit të Arbitrave është Tahir Kastrati. Një tjetër risi është hedhja e të dhënave në sistemim elektronik. Delegatët, vëzhguesit e ndeshjeve, gjyqtarët, pra gjithë zyrtarët e ndeshjes do të hedhin online, brenda një afati të caktuar nga Federata, të dhënat mbi ndeshjet, formacionet, zëvendësimet, golat, kartonët, por dhe të gjitha ngjarjet që ndodhin gjatë një takimi.
Çfarë avantazhesh ka kjo?
Të gjithë, nga drejtuesit e klubeve, gazetarët, por dhe çdo i interesuar tjetër, do të kenë mundësinë të shohin e të verifikojnë të dhëna teknike dhe disiplinore, mbi skuadrat, gjendjen e kartonëve të verdhë dhe të kuq, si dhe pezullimet. Nëse sot deri në hedhjen e të dhënave kalojnë rreth 24 orë, në një të ardhme të shpejtë do të jetë çështje orësh, pra brenda një kohe të shkurtër pas përfundimit të ndeshjes.
Ky është një standard i kërkuar dhe i rekomanduar nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, si FIFA dhe UEFA?
Po. Ky është një program i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me FIFA-n. Gjithsesi, është i njëjti standard me atë që zbaton UEFA për ndeshjet që organizon ajo, duke përfshirë Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës, apo kompeticionet e tjera.
Ka pasur shumë debate në lidhje me gjykimin. Si do ta gjykonte një ish-arbitër, tani në rolin e drejtuesit?
Ajo që unë mund të them, është fakti se ka një trend në rritje të cilësisë së arbitrimit në rrafshin teknik. Po ju përmend vetëm një shifër, përsa u përket seminareve teknike që organizojmë gjatë kësaj periudhe, vetëm me nivelet e arbitrave të rinj janë bërë katër seminare në rang vendi, në katër zonat që kemi krijuar. Ka pasur një pjesëmarrje të madhe në testimet fizike. Katër herë në vit, abritrat e Top-listës japin normat fizike dhe dy herë në vit testime teorike në bazë të rregullores së lojës. Pjesëmarrës në testimet që do të bëhen, më 3 nëntor do të jetë dhe përfaqësuesi i Komisionit të arbitrave të UEFA-s për Shqipërinë. Në muajin janar do të zhvillohet një tjetër seminar nga FIFA, ku do të jëtë përfaqëusesi për abirtrat Valentin Ivanov, një nga arbitrat më të mirë në botë.
Disa fusha konsiderohen shumë “të nxehta” për arbitrat, ndërkohë që një numër klubesh pretendojnë se kanë krijuar edhe listat të zeza “non grata” për disa gjytarë. Si do ta komentonit?
Ne jetojmë në një shoqëri, në të cilën e kemi të vështirë të pranojmë gjykimin, jo vetëm në fushën e sportit, por dhe në të tjera të jetës. Fushat e nxehta për gjyqtarët, kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë gjithmonë në Shqipëri, sidomos në kategoritë inferiore. Kategoria Superiore, falë transmetimit direkt të ndeshjeve në televizion, pothuajse i ka zgjidhur disa nga problemet e këtyre fushave të nxehta.
Ju keni qenë gjyqtar i FIFA-s, për një përiudhë dhjetë vjeçare, 2000-2010. Cila është prania e bilbilave shqiptarë në ballafaqimet ndërkombëtare?
Për momentin, Shqipëria merr pjesë në Europë me tre arbitra dhe gjashtë asistentë. Marrim pjesë me dy vëzhgues të UEFA-s për arbitrat, Plarent Kotherja dhe unë, si dhe me dy delegatë, ku bëjnë pjesë Bujar Kasmi, zëvendëspresident i FSHF-së dhe Eduard Prodani, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. Ne marrim pjesë edhe me një drejtues, që është vetëm për ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe që është Denis Bastari, menaxheri i ekipit Kombëtar.
Sa vlerësohen gjykimet e gjyqtarëve shqiptarë në Europë?
Po të shohësh të gjitha vlerësimet e pikëve që kanë marrë arbitrat shqitparë pas gjykimeve të tyre në Europë, mesatarja aktuale e notave shkon te 8.3-8.4, e që vlerësohen si shumë të mira.
400 arbitra
Sipas Sokol Jarecit, në vendin tonë janë mbi 400 gjyqtarë, të cilët arbitrojnë në të gjitha nivelet, nga Kategoria Superiore, të futbolli i femrave dhe deri te moshat: “Gjithsesi, është një numër shumë i vogël në raport me ata që nevojiten”.
5 gjyqtare femra
“Jemi një nga vendet më pjesëmarrje të pakët, në raport me aktivët. Përsa u përket gjyqtareve femra, Jemi në hapat e parë, por po përpiqemi të rrisim numrin. Aktualisht kemi dy gjyqtare në Shkodër dhe tri në Durrës”, - tha Jareci.
3 ndërkombëtarë
Shqipëria merr pjesë në Europë me tre arbitra dhe gjashtë asistentë: Gjyqtarë janë Lorenc Jemini, Bardhyl Pashaj dhe Enea Jorgji. Asistentë janë: Rejdi Avdo, Ridiger Çokaj, Melis Dervishi, Gëzim Kokaj, Labian Mustafaraj dhe Proletar Puto.
SKEDA
Sokol Jareci
Anëtar i Komisionit Teknik të Gjykimit pranë FSHF-së
Vëzhgues ndërkombëtar për arbitrat pranë UEFA-s
Datëlindja: 15.09.1967
Vendlindja: Tiranë
Periudha e gjykimit: 1993-2000
Ndeshje të gjykuara në total: 538
Në Superligë: 259
Ndeshje ndërkombëtare: 58
Gjyqtar i FIFA-s: 2000-2010
Ndeshja e parë: Sopoti-Elbasani (1993)
Ndeshja e fundit: Besa-Dinamo (2000)
Si është një gjyqtar perfekt
“Duhet t’i ketë të gjitha, - thotë Sokol Jareci. – Të jetë një njohës shumë i mirë i rrregullores së lojës dhe di të dijë të interpretojë atë në çdo situatë. Mbi të gjitha të ketë përsonalitet dhe të dijë të mënaxhojë lojën, pasi loja nuk ka vetëm zbatim strikt të rregullores, por dhe anë të tjerë dhe të ketë përgatitjen e duhur fizike”.
28 ndeshje: 116 të verdhë, 10 të kuq
Gjatë katër javëve të para të Kategorisë Superiore të sezonit 2011-2012, pra në 28 ndeshje, janë dhënë gjithsej 116 kartonë të verdhë dhe 10 kartonë të kuq. Duke i ndarë ato sipas javëve kemi këtë panoramë: java 1 (30 të verdhë/ 4 të kuq); java 2 (27 të verdhë/ 0 të kuq); java 3 (32 të verdhë/ 2 të kuq); java 4 (27 të verdhë/ 4 të kuq).