Shqiperi-Rumani perfundon aventura kuqezi Euro 2012

Barazimi i dytë përballë Rumanisë nuk shpëton fushatën zhgënjyese eleminatore të Shqipërisë, që e mbyll Grupin D me 9 pikë në vendin e parafundit – pas vetëm Luksemburgu që fitoren e vetme e regjistron pikërisht ndaj kuqezinjve të Kuzhes. Të pakënaqur edhe tifozët dhe është thyerja e parë me grupimin tifozët kuqezi – ndoshta ky një fakt edhe më domethënës se shifrat statistikore.
"Kundër Rumanisë, Shqipëria nuk ka patur precedentë të mirë, por duke parë që dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes dhe pësuam një gol të evitueshëm, unë jam i pakënaqyr me barazimin. Sa i përket këtyre eliminatoreve, tani që hedh vështrimin pas mendoj se ka qenë e mundur të bëja më mirë, jo vetëm unë por të gjithë. Gjithsesi, tani shoh përpara, ndërsa për kontratën mund të them tani vetëm që ende nuk kam një ofertë nga Federata”, tha Kuzhe.
45 minuta të mira nuk mjaftojnë për të dalë nga Qemal Stafa me fitores, pasi në pjesën e dytë rikthimi i Rumanisë, e vendos në vështirësi skuadrën shqiptare. Premtimi për një mbyllje pozitive të eleminatoreve duket pranë konkretizimit në minutën e 24, kur Hamdi Salihi shënon golin e avantazhit. Sulmuesi shkodran tregohet i saktë përpara portës dhe ky gol i jep tjetër ritëm kuqezinjve, që në harkun e pak minutave koleksionojnë dy topa goli me Roshin e Salihin që nuk i shfrytëzojnë.
Skuadra e Kuzhes nuk ka luksin të humbasë të tilla raste dhe ndodh pikërisht kështu, një pjesë e dytë nën dominimin rumun, që me Mutun provojnë të bëjnë keq. Në dy raste sulmuesi rumun krijon panik në prapavijën kuqezi, që reziston deri në minutën e 77. Vendosje e gabuar e mbrojtjes i lejon Luchin të shtyjë në rrjetë golin më të thjeshtë. Edhe pse nën ton, ka reagim nga skuadra e Kuzhes, që reklamon në fund një 11 metërsh në disfavor.
Januzi pengohet në zonë, por gjyqtari vazhdon lojën. Gjithësesi cilido të ishte rezultati, vendi i parafundit ishte i pashmangshëm për Shqipërinë, që ka zhvilluar fushatën eleminatore më të dobët nën drejtimin e Josif Kuzhes.
Eno Skarço
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 12 tetor 2011 )