E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre incidente në Qendrat e Votimit në Elbasan, reagon menjëherë policia: U gjetën vëzhgues të paautorizuar

Tre incidente në Qendrat e Votimit në Elbasan, reagon

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë në tre incidente të shënuara në Qendrat e Votimit në Elbasan gjatë ditës së sotme.

Policia e Shtetit bën me dije se në QV 2422/1, në Mengel të Elbasanit janë konstatuar vëzhgues të cilët nuk ishin të pajisur me dokumentet përkatëse identifikuese. Pas ndërhyrjes së policisë personat janë larguar dhe zëvendësuar me vëzhgues të autorizuar.

Në Bradashesh policia ka marrë njoftim për një person që po ndikonte te zgjedhësit, por pas verifikimeve, ka rezultuar se ishte një qytetar që po ndihmonte fqinjin e tij të votonte, pa i ndikuar në zgjedhjen e tij.

Ndërsa në lagjen Partizani, në QV nr. 2373, një prej vëzhguesve është konfliktuar me operatoren. Policia ka ndërhyrë për sqarimin e situatës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2422/1, në Mengel, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi vëzhguesit ishin paraqitur pa beixh për procesin zgjedhor dhe pa dokument identifikimi.

Punonjësit e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë ndërhyrë në Qendrën e Votimit dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit që nuk kishin mjete identifikimi janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas rifillimit të procesit të votimit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2930/01, në Bradashesh, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar nga Qendra e Votimit, shtetasin E. Ll., pasi dyshohej se po ndikonte tek votuesit.

Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pas verifikimit ka rezultuar se shtetasi E. Ll. kishte ndihmuar fqinjin e tij për të votuar, por nuk kishte ndikuar në zgjedhjen e tij.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas verifikimit të rastit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.


-Komisioni i Qëndrës së Votimit nr. 2373, në lagjen “Partizani”, ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi njëri nga vëzhguesit e Qendrës së Votimit kishte debatuar me operatoren e kësaj Qendre.

Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pasi kanë sqaruar situatën, janë larguar nga Qendra e Votimit, po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

Për të trija rastet është vënë në dijeni edhe prokurorit i gatshëm.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›