E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, nis zbatimi i ligjit të lustracionit

Me fillimin e këtyre normave, fillon edhe zbatimi i ligjit për lustracion i cili do të duhet t'u ndalojë atyre personave që kanë qenë pjesë e shërbimeve të sistemit të kaluar, që të kenë poste publike.Pas verifikimeve të zyrtarëve aktualë, ligji parashikon që në 10 vitet e ardhshme edhe ata që do të marrin poste publike, fillimisht do të verifikohen nëse kanë qenë pjesë e shërbimeve moniste.

Kryetari i Komisionet Verifikues, Shpend Vinca, thotë ligji ndonëse fillon të zbatohet me vonesa, do të arrijë të funksionojë. Komisioni i Verifikimit për zbatimin e ligjit për Lustrim tha se ende ndeshte me vështirësi. Prej gjashtë muajsh, qeveria nuk ka siguruar zyra dhe fondet e duhura.

Ligji u miratua në maj të vitit 2008. Maqedonia procesin e lustrimit të figurave që kanë qenë pjesë e sistemit të kaluar monist e fillon e fundit nga ish shtetet komuniste. (BBC/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›