Nxënësit kosovarë fillojnë sot vitin e ri shkollor
Ministria e Arsimit të Kosovës deklaron se ka plotësuar të gjitha kushtet për një sezon sa më të mbarë, ku janë inauguruar 20 objekte të reja mësimore. Këtë vit do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës mbi 36 mijë nxënës. Ministria bën të ditur se tekstet shkollore për nxënësit e klasave të para deri në të nëntën do të shpërndahen falas.