E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bie nga kati i 3-të, vdes e moshuara

TIRANE-Një e moshuar ka gjetur vdekjen pasi ka ka rënë nga kati i tretë i një pallati në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar sot tek zona e njohur si ish-markata e Vjetër, në rrugën ‘Ali Demi” ku viktimë është shtetasja, Pranvera Kacollja, 79 vjec, ndërsa policia dyshon se ngjarja ka qenë aksidentale.

Nga të dhënat paraprake mësohet se moshuara vuante nga skleroza dhe dyshohet se ka ngatërruar derën e kuzhinës me derën e ballkonit dhe si pasojë është rrezuar.
Kacollja gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak. E moshuara jetonte vetëm me burri në banesën tek ‘Ali Demi”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›