Lutje për Sirinë, Papa: Lufta sjell vetëm vdekje
VATIKAN - Dhjetëra mijëra njerëz i janë përgjigjur thirrjes së Papa Franceskut për një proces lutjesh për paqe në Siri. Të pranishëm në këtë lutje në sheshin Shën Pjeter të Vatikanit kanë qenë rreth 70 mijë vetë, ndërsa Papa ka deklaruar se dhuna nuk është mënyra e duhur për paqen.
Kreu i Vatikanit në lutjen e tij të shoqëruar me agjërim ka kërkuar pajtim në Siri, duke theksuar se lufta rrënon njerëzimin. “Lufta sjell vetëm vdekje . Paqja është një e mirë që i përket të gjithëve dhe që tejkalon çdo vështirësi” - deklaroi Ati i Shenjtë.
(er.nu/BalkanWeb)