Honduras, rifillojnë negociatat Zelaya-Micheletti
Rifillojnë sot në San Hoze bisedimet mes përfaqësuesve të presidentit të rrëzuar të Hondurasit, Manuel Zelaya dhe atij de fakto Roberto Micheletti, pas prezantimit të një plani me 7 pika nga ana e kreut të shtetit të Kosta Rikës që po ndërmjetëson çështjen, Oscar Arias.
Plani është pranuar nga Zelaya por është refuzuar nga Micheletti. Pika kyçe e tij parashikon rikthimin në pushtet të Zelaya, i përzënë nga vendi nga grushti i shtetit të 28 qershorit, por është pikërisht kjo pikë që Micheletti e cilëson të panegociueshme. Elementët e tjerë thelbësore të planit janë amnestia, zgjedhjet e parakohshme dhe heqja e opsionit të referendumit që do të mund t'i japë Zelaya mundësinë për të kërkuar një mandat të dytë.