E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deco: Scolari nuk duhej të shkarkohej

Mesfushori portugez Deco ka kritikuar pronarin e klubit Roman Abramoviç për faktin se nuk i ka dhënë kohë të mjaftueshme ish-trajnerit Philippe Scolari.
"Çelsi është një klub i veçantë. Nëse Phil do të ishte në Arsenal, Manchester United ose Liverpool, ata e respektojnë trajnerin dhe i japin kohë", ka thënë Deco. "Shikoni Wenger, ai për pesë vite nuk ka fituar asgjë. Benitez kurrë nuk e ka fituar kampionatin anglez. Çelsi është më ndryshe, një klub i veçantë, i cili ka vetëm një pronar dhe të gjithë janë si lodra për të". "Ndonjëherë Abramoviç merr vendime të cilat janë mbi drejtorin e futbollit. Shkarkimi i Scolarit ishte i nxituar", ka shtuar mesfushori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›