Pele: Isha fans i Liverpoolit, tani jam i United
Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka qenë përkrahës i Liverpoolit, por tani është një fans i Manchester United. Ish-sulmuesi i kombëtares braziliani, me të cilin Manchester United u përpoq të nënshkruajë në vitet gjashtëdhjetë, beson se Liga Premier është spektakli më i mirë në botë.
"Gjithmonë më kanë pëlqyer ekipet angleze. Në vitet e 1970-të dhe 80-të kam qenë fans i Liverpoolit. Nuk e di pse, ndoshta sepse ata ishin top-ekip të asaj kohe", ka thënë 68-vjeçari.
"Në 10 ose 15 vitet e fundit jam kënaqur duke ndjekur Manchester United. Ata luajnë në mënyrën e duhur dhe, në Brazil, Manchester United është ekipi më i popullarizuar. Premier League është liga më emocionuese në botë për t'u shikuar, nuk ka dyshime", ka shtuar Pele.