Pacolli Ushtria te shkollohet ne akademite e NATO-s

Nga takimi Pacolli-Locklear
Prishtine 15 Mars 2011 NOA 8211 Presidenti i Republikes se Kosoves Behgjet Pacolli priti sot ne takim admiralin Samuel J. Locklear komandant i Forcave te Bashkuara te NATO-s ne Napoli i cili shoqerohej nga komandanti i trupave te KFOR-it gjenerali Erhard Buhler.
Pacolli ka shprehur kerkesen qe pjesetaret e FSK-se te jene pjese e misioneve paqesore ne bote ne kuader te NATO-s kudo ku kjo shihet e nevojshme raporton korrespondenti i agjencise NOA.
Ne nje deklarate bere pas takimit Presidenti Pacolli theksoi se nga admirali Samuel J. Locklear ka marre cdo garanci qe NATO do te jete pjese e halleve te qytetareve te Kosoves NATO do te ndihmoje Forcat e Sigurise se Kosoves qe te pergatisin ato dhe ne te ardhmen te rrugetojme bashke me to.
Nga ana ime shpreha gatishmerine e bashkepunimit pa limite me NATO-ne e sidomos me KFOR-in ketu ne Kosove shpreha falenderimet e popullit te Kosoves dhe te miat personale per kete cka KFOR-i eshte duke bere per Kosoven ne drejtim te pergatitjes te Forces se Sigurise se Kosoves per te rrugetuar se bashku ne te ardhmen ne shtepine e madhe te NATO-s tha ai.
Presidenti Pacolli ka folur edhe per rolin e pranise se trupave te KFOR-it ne Kosove qe eshte nje prani shume e rendesishme dhe per te cilen qytetaret e Kosoves kane nje admirim dhe respekt te pakufishem.
Ai gjithashtu ka folur edhe reduktimin e trupave te KFOR-it duke shtuar se krahas zvogelimit te trupave eshte shtuar kualiteti i tyre i veprimit nderkohe qe vete zvogelimi i ketyre trupave eshte shenje e gjendjes stabile ne vend por edhe i rritjes se kapaciteteve te Forces se Sigurise se Kosoves dhe Policise se Kosoves.
Komandanti i Forcave te Bashkuara te NATO-s ne Napoli admirali Samuel J. Locklear pasi ka uruar Presidentin Pacolli per zgjedhjen ne detyren e re ka theksuar se gjate gjashte muajve te fundit ka qene disa here ne Kosove dhe ka verejtur gjate kesaj periudhe nje varg ndryshimesh pozitive.
Kosova dhe NATO kane bere nje rruge te gjate bashke dhe do ta vazhdojne kete rrugetim tha ai.
Ndersa duke folur per zvogelimin e trupave te KFOR-it admirali Samuel J. Locklear tha se ky zvogelim nuk e zvogelon rendesine e KFOR-it ne Kosove.
Nderlidhur me Forcen e Sigurise se Kosoves admirali Locklear theksoi se ne periudhen e ardhshme do te behet vleresimi i permbushjes se kapaciteteve te plota operative te kesaj force.
Nga ana tjeter Pacolli ka falenderuar admiralin Locklear per gjithe kontributin qe NATO ka dhene dhe po jep ne vazhdimesi per popullin e Kosoves me theks te vecante ne ndihmen e vazhdueshme per trajnimin dhe profesionalizimin e Forcave te Sigurise se Kosoves FSK. Ne kete plan ai ka kerkuar qe eproret e FSK-se te shkollohen ne akademite e ndryshme ushtarake te NATO-s.
a.b/NOA
Lajme te ngjashmeKrasniqi Sjemi kunder bisedimeve me BeogradinPacolli Askush nuk na pengon te aplikojme standarde te njejtaPacolli Si shtet i ri kemi nevoje per shume miq KFOR te henen mbyll rekrutimin e ushtareve ne KosoveVotoni Bajramoviqin per kryetar LidhjeBehgjet Pacolli Erhard Buhler Forcat e Sigurise se Kosoves FSK KFOR Napoli nato Presidenti i Republikes se Kosoves Samuel J. Locklear