E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media greke Bashkimi i Shqiperise me Kosoven i pashmangshem

Adem Demaci

E perditshmja me e madhe greke Kathimerini citon Adem Demacin te beje pohimin dhe argumentet qe e cojne ne kete perfundim

Athine 15 Mars 2011 NOA 8211 Bashkimi i Shqiperise me Kosoven behet i pashmangshem nese Beogradi zyrtar nuk do te ndryshoje kurs. Keshtu paralajmeron Adem Demaci nje nder emrat kryesore te levizjeve per te drejtat e njeriut ne Kosove raporton e perditshmja greke Kathimerini.

Gazeta citon z.Demaci te pohoje se derisa Serbia nuk do te ndryshoje qendrimin e saj perballe Kosoves duke mos e pranuar ate si shtet me vete bashkimi i Kosoves me Shqiperine do te mund te behet realitet shume me lehte.

Ne kete situate qe Serbia nuk e pranon Kosoven si shtet shqiptaret e Kosoves mund te bashkohen lehtesisht me Shqiperine. Ne nuk mund ta perjashtojme kete mundesi nese Serbia do te vazhdoje te mbaje te njejtin qendrim te njohur ndaj Prishtines zyrtare 8211 ka deklaruar Adem Demaci raporton korrespondenti i agjencise NOA qe citon te perditshmen Kathimerini.

Kurse pohon faktin se perkundrejt qendrimeve te Serbise shqiptaret po tregojne se jane te organizuar dhe nje bashkim kombetar do te mund te shnderrohej ne realitet.

Duke i bere jehone te gjere deklaratave te z.Demaci bere ne Shkup ne nje manifestim te organizuar me rastin e 30 vjetorit te protestave te studentore ne Prishtine Kathimerini citon edhe se dialogu mes Kosoves e Serbise nuk ishte nje deshire e shqiptareve por nje imponim nga Bashkimi Evropian.

Ne nuk kemi asnje deshire dhe asnje perfitim nga keto bisedime sepse ato jane imponuar dhe aranxhuar nga BE- dhe OKB. Europianet i bejne leshime Serbise sepse jane te interesuar ta terheqin ne BE ngaqe Serbia eshte nje faktor me i rendesishem se Kosova 8211 ka deklaruar Adem Demaci.

Ndersa duke u ndalur ne tensionet nderetnike ne Maqedoni FYROM ish-Republika Jugosllave e Maqedonise z.Demaci tha se ato nxiten nga struktura serbe te instaluara ne institucionet e Shkupit te interesuara te ruajne armiqesine me shqiptaret.

n.s./NOA

Lajme te ngjashmeEkstradohet nga Athina Artur Gjoka masakroi me thike 9 vite me pare Kapet ne Athine i denuari me 10 vjet burg per prostitucionAthine digjet fabrika humbin jeten 4 emigranteRama takime me lideret europiane Do marrim pjese ne zgjedhjeRama nga Athina Socialistet zgjidhin krizen e gjithanshme ne Shqiperi LidhjeAdem Demaci Athine Bashkimi i Shqiperise me Kosoven Kathimerini Media greke

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›