Thaçi: Kosova do fitojë betejën për pavarësinë në GJND
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se Kosova do ta fitojë betejën mbi legjitimitetin e pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. "E drejta e Kosovës do të fitojë. Opinioni i GJND-së do të jetë në përputhje me vullnetin politik të popullit kosovar", ka pohuar Thaçi, i cili ka nënvizuar se Prishtina po paraqitet në këtë proces me ekspertë të përgatitur dhe argumente të pakontestueshme. Përsa i përket marëdhënieve me Serbinë, Thaçi ka theksuar se gjithçka ka përfunduar kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Kryeministri ka shtuar më tej se pret që edhe Serbia ta njohë Kosovën dhe që të dyja të integrohen në BE si shtete të pavarura.